Politikani opozitar serb, Dragan Gjilas, në një intervistë për N1 ka treguar se si janë sulmuar nga një grup i drejtuar nga Luka Petroviq, i cili është edhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të partisë së Aleksander Vuçiqit në Beograd.
Gjilas ka thënë se ky grup i drejtuar nga Petroviq i kishte sulmuar dhe goditur disa herë.
“Ai grup, i cili udhëhiqet nga Luka Petroviq, i cili është sekretar i qytetit për investime dhe që është një nga njerëzit më të rëndësishëm në SNS, përmes të cilit shkojnë të gjitha punët, na sulmuan, na goditën disa here”, ka thënë Gjilas nga emergjenca, trnsmeton Express.
Gjilas dhe Gjorgje Aleksiq janë lënduar pas sulmit fizik që kanë pësuar nga disa persona të cilët po vendosnin postera të opozitarëve nëpër Beograd, ku i paraqitnin si hajdutë.Luka Petroviq më tha se unë jam hajdut dhe për këtë më goditi për herë të parë. Më goditën disa herë. U mbrojtëm sa mundëm, në fund më rrëzuan. Gjorgje u përpoq të më mbronte, ai u godit më shumë se unë. Kur mbaroi , ata vrapuan në rrugë pa asnjë problem”, ka thënë Gjilas.
Banditi koji lepe plakate tuku Dragana Đilasa… pic.twitter.com/CFFIOY9naZ
— Stranka slobode i pravde (@SlobodaIPravda) December 19, 2024