3.7 C
Pristina
E premte, 12 Dhjetor, 2025

Ismet Bahtijari pranon fajësinë për frikësim të dëshmitarit dhe pengim të drejtësisë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Bahtijari, e ka pranuar fajësinë para Dhomave të Specializuara në Hagë dhe është pajtuar me një dënim deri në dy vjet burgim.

Bahtijari e bëri këtë nëpërmjet një marrëveshjeje për pranim të fajësisë që e arriti me Prokurorinë e Specializuar.

Ai akuzohet se, së bashku me Haxhi Shalën dhe Sabit Jonuzin, kishin bashkëpunuar për ta nxitur një dëshmitar për të mos dëshmuar para Gjykatës Speciale.Deri më tani, nuk është bërë e ditur se për cilin dëshmitar bëhet fjalë apo në cilin rast ka qenë e paraparë të dëshmojë ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME