I infektuari 77 vjeçar është nga Komuna e Vitisë, ndërsa Metro mëson se ai është nga fshati Stublla e Epërme.
77 vjeçari në fillim të këtij muaji kishte ardhur në Kosovë, dhe që nga ardhja e deri mbrëmë ka frekuentuar vende të ndryshme publike.
Metro mëson se ai fillimisht, ishte pas shfaqjes së simptomave ishte shtuar në spital në Gjilan, pastaj ishte sjellë në QKUK, ku edhe sot pak më parë u konfirmua se ka coronavirus.
Kujtojmë, që përveç këtij të moshuari është edhe një vajzë 20 vjeçare me shtëtësi italiane, që ka punuar në Klinë, në Caritas Kosova.