Personi që u gjet i vdekur në Shkrel nuk është shqiptar

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në Shkrel të Pejës, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Sinjali.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar Sinjali, thuhet se personi i vdekur u gjet në vendin e quajtur Shkrel në Bjeshkët e Rugovës.

Sinjali tutje merr vesh se personi u gjet në vendin e quajtur “Gropa e Madhe” dhe se dyshimet e para janë se trupi i viktimës është i dëmtuar në shumë pjesë dhe mund të jetë si pasojë e ngrënies nga ndonjë kafshë e egër.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i cili u gjet pa shenja jete në Shkrel të Rugovës nuk i takon nacionalitet shqiptar, por dyshohet se është i huaj.Tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia e Kosovës që po merren me rastin si dhe mjeku kujdestar i emergjencës.

Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë të cilët e kanë konfirmuar rastin.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here