Parashikimi i motit për këtë javë, në fundjavë borë e dendur

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të ndryshueshme atmosferike.

Dita e sotme po karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe intervale kohore me diell, përderisa lokalisht priten reshje të shiu, kryesisht në sasi të pakta.

Nga dita e martë e deri të enjten parashikohet mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të pakta shiu e bore në shkallë vendi, përderisa edhe temperaturat do të pësojnë ulje nga dita në ditë, si pasojë e fuqizimit të masave të ftohta ajrore me origjinë nga veri i kontinentit. Po ashtu, në mëngjesin e së martës pritet të ketë mjegull.

Të premten pritet një përmirëm afatshkurtër i motit, i karakterizuar kryesisht me diell, mirëpo mëngjesi do të jetë me acar.

Të shtunën, pas mëngjesit me acar, gjatë ditës pritet shtim i vranësirave dhe gradualisht intensifikim i reshjeve, fillimisht kryesisht në formë të shiut.

Të dielën, një ciklon nga Mesdheu, do të lëvizë drejt rajonit tonë, ku në kombinim me masat e reja të ftohta nga veriperëndimi, pritet të sjellin reshje më të dendura të borës në pjesën më të madhe të vendit.

Në ato zona ku temperaturat janë pak më të larta (zakonisht në Rrafshin e Dukagjinit), do të jenë në formë të shiut.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në fundjavë pritet kohë pas kohe të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 10°C. Vlerat më të larta të hënën, ndërsa më të ulëta parashihen të dielën. /MeteoKosova/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here