Presidentja Osmani shtrëngon duart me presidentin Trump në ceremoninë e rihapjes së Katedrales ‘Notre Dame’

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shtrëngoi duart me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, gjatë ceremonisë së rihapjes së Katedrales “Notre Dame” në Paris, e cila u rikonstruktua pas zjarrit shkatërrues të vitit 2019, raporton ATV.

Në këtë ngjarje, ku morën pjesë liderë botërorë si presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Princi William i Britanisë, katedralja 12-shekullore u hap për publikun pas një pune restauruese që mblodhi gati 1 miliard dollarë donacione nga e gjithë bota.

Ceremonia u shënua nga një akt simbolik i kryepeshkopit Laurent Ulrich, i cili hapi dyert e drunjta të katedrales me tre trokitje të fuqishme. /atvlive.tv

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here