Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar edhe në X për takimin e djeshëm që pati me takova komisioneren e re për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.
Ai tha se sulmi i fundit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit u bë sipas taktikave të Rusisë që po i përdor në sulmet ndaj infrastrukturës së Ukrainës.
Sulmi ishte nga ‘libri i lojërave’ të Rusisë, e cila sulmoi infrastrukturën civile kritike në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse ne ngremë alarmin për aleancën e Rusisë me Serbinë”, tha Kurti.
Kryeministri shkroi gjithashtu se pasi ka përgëzuar Kos për postin e saj të ri, me të ka diskutuar marrëdhëniet Kosovë-BE dhe “avancimin tonë demokratik dhe progresin socio-ekonomik”.
“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë për bashkëpunimin rajonal dhe theksova se kërcënimet e sigurisë duhet të marrin fund dhe ata që janë përgjegjës për sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën tonë kritike duhet të mbajnë përgjegjësi”.
Kurti shtoi se Kosova është e përkushtuar ndaj reformave të BE-së dhe Planit të Rritjes dhe tha se mezi pret që “të marrin pyetësorin e KE-së për të avancuar drejt anëtarësimit në BE”.
“Mezi pres të bashkëpunoj me të për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon”.
Yesterday in Brussels I met the new enlargement Commissioner @Marta1Kos and congratulated her on her new position.
We discussed Kosova – EU relations and our democratic advancement and socio-economic progress. I stressed the importance of good-neighborly relations for regional… pic.twitter.com/mMh2uu7Dq1
— Albin Kurti (@albinkurti) December 5, 2024