Kryeministri maqedonas: Këtë vit bashkëpunimi ekonomik me Kosovën do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se për qëllim kanë që këtë vit bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve të jetë mbi gjysmë miliardë euro tregti.

Mickoski shprehet i bindur se nëse vazhdon bashkëpunimi midis dy qeverive, në vitet e ardhshme bashkëpunimi ekonomik do të jetë akoma edhe më i madh.

“Gjatë takimit bilateral i përcaktuam me mikun tim të dashur një synim, një qëllim këtë vit bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliardë euro tregti midis dy vendeve tona. Ne vitet e ardhshme do të pësojnë në drejtim që bashkëpunimi ekonomik të jetë akoma më i madh, meqë kjo do të na sjell beneficione për dy shtetet tona. Jam i bindur që do t’ia dalim në këtë. Jam i lumtur që bashkërisht gjatë procesit të Berlinit firmosur marrëveshjen me të cilën formojnë treg të përbashkët që është mekanizëm i rëndësishëm për të gjithë ne. Nëse jemi bashkë, akoma më shumë do të fitojmë nga tregu edhe ne edhe ju si shtete. Konsideroj se duke punuar bashkërisht, siç punojmë si dy qeveri në pesë muajt e kaluar do të arrijmë suksese akoma më të mëdha”, deklaroi ai, transmeton teve1.

Kryeministri maqedon thotë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të jenë fqinjë, meqë që uniteti është ai që i bën edhe më të fuqishëm si vende.

“Shpeshherë takohemi jashtë shteteve tona dhe shpeshherë bisedojmë për gjendjen në vende tona. Njëkohësisht jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe presionet rajonale, çdoherë bashkërisht konkludojmë se nëse punojmë bashkë do të jemi më të fuqishëm, meqë uniteti është ai që fqinjët duhet t’i bëjë më të fuqishëm. As ne dhe as ju në momente të caktuara e keni çdo gjë që ju duhet, por në ndonjë moment nuk e kemi ne, por e keni ju ose e kundërta. Dhe, kështu duhet të funksionojnë shtet fqinje siç jemi ne”, tha ai.

Ndërkohë, kryeministri Kurti tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut deri me tani kanë nënshkruar mbi 50 marrëveshje dhe memorandume të cilat kanë forcuar më shumë marrëdhëniet në mes të dy vendeve.

Me tej, kryeministri tha se do të nënshkruhen edhe dy memorandume dhe një protokoll në fusha të rëndësishme siç janë :arsimi, energjia dhe lëvizja e lirë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here