Bora zbukuron fshatin Tugjec të Kamenicës

Në fshatin Tugjec të Kamenicës ka rënë bora e parë, e vendi është mbuluar i tëri.

Ky fshat është i njohur për peizazhin e tij të jashtëzakonshëm, ku natyra shpalos bukurinë e saj në çdo stinë.

Kështu të paktën u shpreh ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Një fotografi e mrekullueshme, që pasqyron bukurinë e borës së parë në fshatin Tugjec të Kamenicës. Pamja kap qetësinë dhe hijeshinë natyrore të këtij peizazhi dimëror, duke sjellë një ndjesi të veçantë të lidhjes mes natyrës dhe artit të fotografisë. Një imazh që të fton të shijosh bukurinë dhe freskinë e natyrës në heshtjen e saj më të pastër. Përveç pasurisë natyrore, Tugjeci është habitat i një numri të madh kafshësh të egra që mbrohen me ligj, duke e bërë atë një vend të veçantë për ruajtjen e biodiversitetit”, ka shkruar ai në facebook.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here