“Koha për t’i dhënë fund luftës së Gazës”, Blinken: Izraeli i përmbushi qëllimet

“Izraeli, sipas standardeve që i vendosi vetes, ka përmbushur qëllimet që i vendosi vetes”, tha gazetarëve sekretari amerikan i shtetit gjatë një vizite në Bruksel ndaj “Kjo duhet të jetë një kohë për t’i dhënë fund luftës”, shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se SHBA-të duan pauza reale dhe të zgjatura në luftimet në Gaza, në mënyrë që ndihma të mund të arrijë tek njerëzit që kanë nevojë për të.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë ofruar ende ndonjë pasojë të rëndë për Izraelin për shpërfilljen e dukshme të kërkesave të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës dhe për të adresuar situatën humanitare në Rripin e Gazës.

Të martën pas skadimit të një afati 30-ditor të SHBA-së për Izraelin për të ndërmarrë hapa për të adresuar situatën humanitare në Gaza, Uashingtoni tha se Izraeli nuk po bllokonte ndihmën për Gazën dhe, për rrjedhojë, nuk po shkel ligjin amerikan.

Megjithatë, tetë grupe ndërkombëtare të ndihmës thanë se Izraeli kishte dështuar në përmbushjen e kërkesave të SHBA për të përmirësuar aksesin e ndihmës. Ekspertët e sigurisë ushqimore kanë thënë se ka gjasa që zia e bukës të jetë e afërt në disa pjesë të Rripit.

Biden, mandati i të cilit përfundon në janar, ka mbështetur fuqishëm Izraelin që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor 2023.

Që atëherë, më shumë se 43,500 palestinezë, kryesisht civilë, janë vrarë në Gaza, dy milionë janë zhvendosur dhe pjesa më e madhe e Rripit është kthyer në gërmadha.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here