Lamtumira e fundit i është dhënë pjesëtarit të FSK-së, Liman Musliut, i cili raportohet të ketë vdekur në mënyrë tragjike nga rënie prej katit të dhjetë të një ndërtese në Prishtinë teksa po punonte si punë të dytë në ndërtimtari.
Musliu është vëllau i hoxhës nga Skenderaji, Osman Musli.
Televizioni T7 raportoi nga ceremonia e varrimit, ku pjesëmarrës thuhet të ketë qenë edhe një përfaqësues i Presidencës së Kosovës.