Djali i Trumpit tallet me Zelenskyn: “Jeni 38 ditë larg nga humbja e ndihmave”

Donald Trump Jr është shfaqur duke u tallur me Volodymyr Zelenskyn, duke thënë se “ndihma” për presidentin ukrainas do të mbarojë kur babai i tij të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Djali i presidentit të zgjedhur amerikan ndau një video të Zelenskyt në Instagram me mbishkrimin: “POV: Jeni 38 ditë nga humbja e ndihmave”.

Bëhet e ditur se Trump ka sugjeruar më parë se ai mund të ndalojë dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë, duke e quajtur presidentin ukrainas si “shitësin më të madh” në përgjigje të kërkesave të Kievit për më shumë fonde nga SHBA-ja, shkruan skynews.
Ai tha për Zelenskyn në shtator: “Ne vazhdojmë t’i japim miliarda dollarë një njeriu që refuzon të bëjë një marrëveshje”.Ndryshe, republikani ka premtuar t’i japë fund luftës në Ukrainë “brenda 24 orëve” nga fillimi i mandatit të tij të dytë, pa shpjeguar se si do ta bënte këtë.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se komentet e Trumpit se si t’i jepet fund luftës në Ukrainë “meritojnë vëmendje të paktën”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here