Shkencëtarët mund të kenë gjetur vendin ku fshihet jeta jashtëtokësore – dhe është më afër tokës se ç’mendohej fillimisht

Shkencëtarët kanë zbuluar prova që nën sipërfaqen e hënës së Uranit, Miranda, mund të ekzistojë një oqean që mund të mbështesë jetën jashtëtokësore. Ky zbulim është bërë nga Laboratori i Aplikuar i Fizikës në Johns Hopkins dhe ngre pyetjen e madhe nëse jeta jashtë Tokës mund të jetë më afër nesh sesa mendohej më parë, transmeton Korrespodenti.

Tom Nordheim, bashkautor i studimit, u shpreh se gjetja e një oqeani brenda një trupi qiellor të vogël si Miranda, është befasuese dhe mund të tregojë se disa nga hënat e Uranit janë “botë oqeanike” interesante për studim. Për këtë arsye, shkencëtarët po propozojnë një mision të ri për të studiuar Uranin dhe hënat e tij të veçanta.

Miranda
Një studim i ri sugjeron se jeta jashtëtokësore mund të fshihet vetëm 2.7 miliardë kilometra larg Tokës – në hënën e Uranit, Miranda.

Sipas Daily Mail, fotografitë e marra nga sonda Voyager-2 e NASA-s në vitin 1986 tregojnë terrene të çuditshme dhe të plasaritura në hemisferën jugore të Mirandës. Kjo ka shtyrë shkencëtarët të zhvillojnë modele kompjuterike për të kuptuar strukturën e saj të brendshme. Rezultatet tregojnë se dikur, nën akullin e Mirandës ka ekzistuar një oqean i madh që mbulonte gati gjysmën përmasës së kësaj hëne.

Megjithatë, shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse oqeani është ende aktiv. Kjo e bën Mirandën një objektiv të rëndësishëm për kërkime të mëtejshme, dhe një mision i ri drejt Uranit mund të ndihmojë të zbulohet më shumë rreth këtyre botëve të largëta dhe potencialit të tyre për të mbështetur jetën. /Korrespodenti

urani
E vetmja sondë kozmike që ka vizituar Uranin ishte Voyager 2 e NASA-s në vitin 1986 – dhe nuk është hera e parë që shkencëtarët kërkojnë një mision të ri.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here