17.5 C
Pristina
E premte, 25 Tetor, 2024

U shfaq në video duke e rrahur nënën e tij, arrestohet djali

U shfaq në video duke dhunuar nënën e tij, arrestohet djali në Tiranë.Policia e kryeqytetit informon se ‘Në lidhje me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 48-vjeçarit për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm’.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here