Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Hovenier ka shkruar se mezi presin të takohen me zyrtarë të Kosovës, për t’ia ritheksuar përkushtimin e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës.
“I kënaqur të mirëpres Ndihmës Sekretarin O’Brien në vizitën e tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të përfshihemi në biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe të ritheksojmë përkushtimin e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.
Pleased to welcome @StateEUR Assistant Secretary O’Brien for his first visit to Kosovo in his current role. We look forward to engaging conversations with Kosovan officials on key bilateral issues and reiterating the commitment of the 🇺🇸 to the people of 🇽🇰. pic.twitter.com/OnxdvWKDJK
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 21, 2024