“Mendoj se herën e kaluar isha unë burri”, Arbenita thumbon Feron në postimin e fundit

Modelja e njohur dhe shumë e dashur nga publiku, Arbenita Ismajli, duket se ka hedhur disa kunja për ish-partnerin e saj, Feron, me të cilin ka një vajzë.

Pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë, raportohet se Fero e ka fituar atë.

Në një postim të fundit në Instagram, Arbenita ka shkruar: “Dua ta provoj të jem bashkëshorte përsëri, mendoj se herën e kaluar isha unë burri”.

Ky mesazh duket se vjen pasi Arbenita ka bërë të ditur shpeshherë se Fero nuk ka qenë një bashkëshort i denjë, i cili ishte edhe i akuzuar për dhunë në familje.

Fero, nga ana tjetër, ka vendosur të lërë muzikën dhe të përkushtohet ndaj fesë islame.

Nga ana tjetër, Arbenita, vazhdon të jetë një nga modelet më të pëlqyera në vend.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here