Një asteroid kërcënon Tokën! Do t’i afrohet planetit 10 herë më afër se Hëna, ja kur do të ndodhë

Një asteroid pritet t’i afrohet Tokës më 13 prill të vitit 2029.

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka njoftuar se anija e saj e re kozmike Ramses mund të shoqërojë asteroidin Apophis para dhe pas kalimit të tij të sigurt, ndonëse mjaft afër, të Tokës, sipas CNN.

Shkëmbi hapësinor, me përmasa 375 metra, do t’i afrohet planetit tonë më shumë se sa satelitët në orbitën e tij dhe 10 herë më afër se Hëna.

Apophis do t’i afrohet Tokës aq shumë sa do të jetë i dukshëm me sy të lirë për rreth 2 miliardë njerëz që jetojnë në pjesën më të madhe të Evropës, Afrikës dhe pjesëve të Azisë.

Për të mbërritur në Apophis në shkurt 2029, Ramses duhet të nisë në prill të vitit 2028.

Puna përgatitore tashmë ka filluar në mision duke përdorur burimet ekzistuese për të përmbushur këtë qëllim, sipas agjencisë.

Por vendimi përfundimtar për angazhimin në mision do të merret në takimin e Këshillit Ministror të ESA-s në nëntor të vitit 2025.

E zbuluar për herë të parë në vitin 2004, Apophis është emëruar për perëndinë egjiptiane të kaosit dhe errësirës dhe besohet se ka formën e një kikiriku.

Fillimisht, astronomët ishin të shqetësuar se shkëmbi hapësinor mund të udhëtojë drejt Tokës në vitin 2029 dhe 2068, por vëzhgimet e mëvonshme kanë përjashtuar çdo rrezik që Apophis të përbënte një kërcënim për Tokën për shekullin e ardhshëm, sipas Qendrës së NASA-s për Studimet e Objekteve Afër Tokës. /Top Channel

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here