Qeveria e Kosovës nesër me të filluar edhe Kampionati Evropian do të zhvillojë një ndeshje miqësore me trupin diplomaik në Kosovë, shkruan Periskopi.
Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, ndeshja pritet të filloj nga ora 15:oo, por nuk i kanë bërë publik formacionet zyrtare.
Njoftimi i plotë:
14:45 – 15:00 Përgatitje dhe ngrohje para ndeshjes
15:00 – 15:15 Fjalë përshëndetëse e përbashkët nga: Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, z. Besnik Bislimi, Ambasadori i Shqipërisë, z. Petrit Malaj dhe Ambasadori i Suedisë, z. Jonas Westerlund
15:20 – 15:50 Pjesa e parë e ndeshjes
15:50 – 16:05 Pushim
16:05 – 16:35 Pjesa e dytë e ndeshjes
16:40 – 16:55 Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve