I7 përmban një bateri të madhe 101.7 kWh që BMW pretendon se është më e mira e përdorur ndonjëherë nga kjo kompani. Ajo përshkon 622.8 km distancë. BMW ka qenë e zgjuar edhe me dizajnin e paketës së baterive. Bateria është shumë e hollë dhe nuk nderhynë në hapësirën e kabinës – një element jetik i çdo makine luksoze – ndërsa shpejtësinë maksimale të karikimit 195 kW bënë që një rimbushje prej 10-80 përqind të arrihet në vetëm 34 minuta.
Sistemin e drejtimit dhe rehatin gjatë udhetimit e ka pothuajse të heshtur, përsosja e shkëlqyer dhe materialet me cilësi të lartë nënkuptojnë se rehatia mund të gjendet me bollëk. I7 ka shumë hapësirë dhe një ndjenjë të vërtetë rasti, gjë që sigurisht e ndihmoi atë të siguronte çmimin tonë për Makina Luksoze e Vitit për vitin 2023/2024.
Nëse keni fatin që të udhëtoni me i7-në, patjetër që ia vlen t’i hidhni një sy listës së opsioneve. Paketa e rehatshme e pasme do t’ju lejojë të mbështeteni dhe rregulloni në mënyrë elektronike sediljet me ngrohje dhe ajrosje, ndërsa ekrani i teatrit i palosshëm 31 inç 8K do t’ju mbajë plotësisht të argëtuar. i7 ka një pamje të jashtme që i ngjanë shumë brendit lider për klasën luksoze dhe shumë rezistente RollsRoys.
Çmimi saj sillet rreth 105.700 euro.