Megjithëse besimtarët presin që lutjet e shkruara në librat e tyre të lutjes të jenë të sakta e korrekte mes tyre ka mjaft elementë për t’u debatuar, siç është pranuar nga studiues e priftërinj çështja e keqpërkthimeve ose e ndryshimeve në librat e shenjtë të të gjithë botës.
Meqënëse Bibla, Kurani apo Torah, janë shkruar shumë kohë më parë , në përkthime mund të humbasin elementë të ndryshëm, ose të tjera të shfaqen papritur aksidentalisht apo qëllimisht, shkruan rrjeti britanik TheSun.
Lutja kryesore e Biblës, e njohur si ‘Lord’s Prayer’ ose ‘Our Father’ në anglisht, është nga të parat që mësohet nga kristianët dhe besohet se është krijuar nga vetë Jezus Krisht.
Por në fillimet e kristianizmit gjuha e përdorur ishte grekja ose latinishtja, dhe një përdorues vigjilent njoftoi për gabimin domethënës që kishte pikasur .
Në vend të përkthimit modern në anglisht të vargut ‘Na jep ne sot bukën e përditshme’ ose diçka e ngjashme me të, teksti origjinal në greqisht shkruante ‘Na jep ne sot bukën thelbësore, hyjnore/ parësore’.
Fjala e përdorur në greqisht ‘epiousion’ kishte një sens më të lartë, fetar e shpirtëror, që ka shumë më tepër kuptim se nevoja ordinere e “bukës së përditshme”.
Një tjetër komentues britanik tha se megjithëse besojmë se “kemi një përkthim të mirë të lutjeve, versioni grek provon të kundërtën”.
“Buka shpirtërore – ushqimi shpirtëror,” sugjeronte përdoruesi i rrjetit Reddit duke ngritur pyetjen: “Përse ata e përkthejnë ‘e përditshme’ në vend të ‘shpirtërore’?”
Një tjetër komentues tha: “E çuditshme si lindin konfliktet e kuptimit, kjo fjalë mund të përkthehet ‘shpirtërore, eternale, e kudondodhur, e gjithmonëshme’”.