Luiz Ejlli është emri që do të mbahet mend si fituesi i sezonit të dytë të spektaklit të dashur të shqiptarëve “Big Brother VIP Albania”.
Sezoni i dytë, i cili është ndjekur me një interes të jashtëzakonshëm, do të kujtohet për rekordet e tij në shikueshmëri, pasi pati një pranim të gjerë jo vetëm në Shqipëri por nga shqiptarët në mbarë botën.
Megjithatë, një detaj i çuditshëm ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, lidhur me momentin kur Luizi fiku dritat e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 2” dhe momentin e ngjashëm nga Egla Ceno, e cila u shpall fituese e sezonit të tretë.
Një postim i bërë në Instagram nga Luizi, i cili shihet teksa fik dritat e shtëpisë së BBV 2, të publikuar nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, ka arritur 33 mijë pëlqime dhe rreth 650 mijë shikime.
Ndërkohë, postimi i Eglës ku ajo fik dritat e shtëpisë së sezonit të tretë, ka marrë 10 mijë pëlqime dhe mbi 850 mijë shikime.
Ky kontrast është veçanërisht interesant, pasi tregon se Egla ka tejkaluar numrin e shikimeve të videos së Luizit.
Egla ka qenë subjekti kryesor i diskutimeve në këtë edicion, duke ruajtur një prezencë të fortë drejt triumfit dhe kurorëzimit si fituese.