Deputeti ukrainas në KiE: Kosova ka gjasë që të futet në agjendën e Komitetit të Ministrave

Pak ditë para se përfundimisht të dihet nëse Kosova do jetë në agjendën e ministerialit të Këshillit të Europës, përfaqësuesi i Ukrainës në KiE, Oleksiy Goncharenko, përkujton se votimi në Asamblenë Parlamentare ishte një shenjë e qartë se Kosova është e mirëpritur në këtë organizatë ndërkombëtare.

Për deputetin ukrainas, vota e të cilit ishte për Kosovën në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare dhe të Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, mirëpritja e shtetit më të ri në Europë në familjen e KiE-së nuk mbaron më 16 prillin e vitit 2024, pasi ka shumë gjasa që Kosova të jetë në agjendën e kësaj jave për votim në Komitetin e Ministrave.

Më duket se tema e Kosovës ka mundësi të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave” – tha ai për Kallxo.com.

Një hap i madh, sipas tij, është bërë gjatë takimit të Asamblesë dhe se personalisht është i lumtur që ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Deputeti ukrainas në KiE: Kosova ka gjasë që të futet në agjendën e Komitetit të Ministrave

Pak ditë para se përfundimisht të dihet nëse Kosova do jetë në agjendën e ministerialit të Këshillit të Europës, përfaqësuesi i Ukrainës në KiE, Oleksiy Goncharenko, përkujton se votimi në Asamblenë Parlamentare ishte një shenjë e qartë se Kosova është e mirëpritur në këtë organizatë ndërkombëtare.

Për deputetin ukrainas, vota e të cilit ishte për Kosovën në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare dhe të Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, mirëpritja e shtetit më të ri në Europë në familjen e KiE-së nuk mbaron më 16 prillin e vitit 2024, pasi ka shumë gjasa që Kosova të jetë në agjendën e kësaj jave për votim në Komitetin e ministrave.

Drecun: Takimi Vuçiqit – Macron me sa duket solli rezultate për çështjen e…
“Më duket se tema e Kosovës ka mundësi të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave” – tha ai për Kallxo.com.

Një hap i madh, sipas tij, është bërë gjatë takimit të Asamblesë dhe se personalisht është i lumtur që ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Megjithatë, sipas tij, Serbia është e gatshme të përdorë çdo gjë në dobi të saj duke manipuluar çdo vendim dhe deklaratë.

Goncharenko thotë se histeria e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, pas kalimit të hapit të dytë të Kosovës tregon se ai dhe Serbia janë në gjendje të bëjnë gjithçka që është e mundur që Kosova të mos anëtarësohet në Këshillin e Europës.

Për Asociacionin si parakusht që u vendos rrugës, Goncharenko thotë se natyrisht që Këshilli i Europës vendos disa kushte duke u bazuar në faktin që të drejtat e të gjithë banorëve të Kosovës mos të cenohen.

“Unë nuk mund t’i them Këshillit të Europës se çfarë të bëjë ose çfarë të mos bëjë. Në të njëjtën kohë nuk mund t’i them qeverisë tuaj se si të veprojë”- tha ai për Kallxo.com.

Goncharenko është njëri nga parlamentarët më të zëshëm për Kosovën në Këshillin e Europës.

“Kosova është Europë” – tha ai në shqip e me zë revoltues më 16.04.2024, gjatë votimit të raportit të raportueses Dora Bakoyannis.

Europarlamentari që kishte nisur një rezolutë në Ukrainë për njohjen e Kosovës, thotë se Kosova e meriton 100 për qind të jetë pjesë e Këshillit të Europës.

Përderisa po afron koha e mbledhjes së Komitetit të Ministrave, Franca dhe Gjermania po presin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ta bëj “hapin që po i kërkohet” dhe ta dërgojë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që Kosova të arrijë të sigurojë shumicën e votave për anëtarësim në KiE.

Në ditën kur e dha lajmin se Qeveria nuk zmbrapset nga qëndrimi për të mos e dërguar këtë draft-statut në Kushtetuese, shefi i ekzekutivit kosovar u shpreh që nuk e ka pritur një qëndrim të tillë pikërisht nga këto dy shtete mike.

Franca ka rekomanduar Qeverinë e Kosovës ta dorëzojë për interpretim në Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit e Komunave me Shumicë Serbe, “në një mënyrë të pranueshme për këtë gjykatë”, gjë që sipas saj, do të ishte sinjal i fortë nga Kosova.

Në linjë të ngjashme edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde thotë se nuk e ka pritur që kryeministri Albin Kurti të befasohet me qëndrimin e Gjermanisë dhe të Francës.

Rohde thekson se Kurti ka qenë në dijeni se për Gjermaninë dhe Francën dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese është hapi i vetëm për të siguruar shumicën e votave të nevojshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.

“E para, a do të votohet? Sepse ne kemi thënë dhe kemi shprehur mendimin tonë se një votim i dështuar do të ishte fatkeqësi. Kosova ka një shans unik për t’u anëtarësuar së shpejti. Dhe ajo që do të donim është që Kosova të marrë vendimin e duhur, kështu që unë do të preferoja të mos kisha një vendim tani, nëse Kosova nuk po bën hapin e pritur që presim prej tyre”- shtoi Rohde, kur u pyet nëse Kosova hyn në agjendën e Komitetit të Ministave, a do e marrë votën e Gjermanisë.

Raportuesja e Këshillit të Europës Dora Bakojanis, vendi i së cilës- Greqia, është një nga pesë anëtarët e Bashkimit Europian që nuk e njohin Kosovën si të pavarur, hartoi “opinionin statutor” që rekomandon pranimin e Kosovës në KiE.

Me miratimin e opinionit, Asambleja ia përcolli në mënyrë efektive vendimin përfundimtar Komitetit të Ministrave.

Kosova aplikoi për t’u bashkuar më 12.05. 2022 pasi Rusia u dëbua pas pushtimit të Ukrainës, duke rritur shanset e Prishtinës për të siguruar shumicën e dy të tretave të nevojshme për anëtarësim.

Shanset e Kosovës u përmirësuan më tej në mars kur qeveria autorizoi Agjencinë Kadastrale që t’ia bartte 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kosova arriti të sigurojë votat e mjaftueshme nga delegatët e shteteve anëtare të këtij mekanizmi ndërkombëtar më 16.04.2024. Nga 171 delegatët që morën pjesë në votim, 131 votuan për, 29 kundër dhe 11 abstenuan.

Nëse Kosova futet në agjendë, përsëri do i duhen 2/3 e votave, po tash të ministrave të Jashtëm të KiE.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here