E mërkurë, 27 Maj, 2020
Tech

Ventilatori i prodhuar nga të rinjtë e Prishtinës bëhet lajm në media ndërkombëtare

Agjencia Franceze e lajmeve ka shkruar për krijimin e ventilatorit 3D të frymarrjes nga të rinjët kosovarë.



“Një prodhim i printerëve 3D në Prishtinë po shfrytëzohet si pajisje si ventilator për të ndihmuar pacientët me koronavirus. Me më shumë se gjysmën e pjesëve të bëra nga printerët 3D, modeli synon të automatizojë funksionimin e BVM (maskë valvulash qese) në një mënyrë të lirë dhe të kontrollueshme”, shkruan AFP, përcjell Insajderi.

Ky ventilator është bërë nga printerët 3D nga të rinjtë e Formon 3D dhe është quajtur VentCore.