Tech

Ua bëri tri ditë pushim punëtorëve, Microsoft rritë të ardhurat 40% më shumë

Microsoft në Japoni ka ndërmarrë një veprim të guximshëm në një përpjekje për të përmirësuar ekuilibrin e punës dhe jetës duke prezantuar një fundjavë tre-ditore për punonjësit e tyre.



Kompania realizoi një ‘Projekt të Reformës Punuese’, duke iu dhënë 2.300 punonjësve pushim çdo të premte, krahas të shtunës dhe të dielës, transmeton lajmi.net.

Kjo ‘festë e paguar speciale’ nuk erdhi në kurriz të ndonjë kohe tjetër feste.

Rezultatet treguan se produktiviteti u rrit në 39.9 përqind.

Punonjësit gjithashtu përdorën 23.1 përqind më pak energji elektrike në zyrë që kursente paratë e kompanisë. /Lajmi.net/