Tech

Si funksionon droni me i frikshëm në botë që e vrau gjeneralin iranian, Qassem Soleimanin

Droni më i frikshëm në botë është quajtur droni që qëlloi mbi gjeneralin Iranian Qassem Soleimani. Pajisja telekomandohet nga piloti, që nga baza e Nevadës, ndërsa fluturon mbi Lindjen e Mesme. I heshtur, po aq sa edhe vdekjeprurës MQ – 9 është i shpejtë në lëvizje dhe preciz në sulm.



Është një armë e shkëlqyer për sulme të këtij karakteri. Prodhuar nga General Atomics, ai ka një kosto rreth 16 milion dollar dhe shihet si një variant i lirë, i aftë të mbledhë informacione dhe të realizojë sulme me një sërë variantesh të bombave dhe raketave.

Ai është i modelit MQ-9 dhe cilësohet një pajisje e armatosur me shumë funksione, që fluturon në një lartësi mestare, karakterizohet nga një rezistencë e lartë, i përshtatur veçanërisht për ekzekutime të targetuara, por edhe për mbledhje të dhënash.

Loading...

Ku dron është më i vogël se një avion sulmues konvencional, me një hapje krahësh rreth 20 metër dhe peshë vetëm 2.5 ton.

Ai operon në lartësi rreth 7 mijë metër dhe përdor një motor me helikë që e bën të vështirë të shihet dhe dëgjohet në fushë betejë, ndërsa mund të përshkojë distance deri në 2 mijë kilometër.


Mjeti përmban armatimet më të fundit të teknologjisë. Sistemi imazherisë i pajisur me sensorë infrared, kamera me ngjyra dhe bardh e zi, dhe dylbi me lazer për të targetuar një sulm preciz.

Ekspertët thonë se dronët janë 5 apo 6 herë më të saktë se misionet ajrore me njerëz.

Loading...