Tech

Shikoni idenë e re të Bill Gates mbi “zjarrfikësit pandemikë” të së ardhmes

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, gjithashtu njeriu i tretë më i pasur në botë, postoi një video në Twitter duke ideuar krijimin e një sistemi të ri për të ndihmuar në parandalimin e pandemive në të ardhmen. Ky sistem do të përfshinte “platforma të mëdha testimi diagnostik”, të cilat mund të testojnë 20 përqind të popullsisë çdo javë, shpjegon Gates në një video, duke promovuar idenë e tij.

Ai gjithashtu thotë se terapitë e ardhshme, të tilla si antitrupat monoklonale dhe vaksinat, do të zhvilloheshin shumë më shpejt në rast të epidemive të sëmundjeve të reja.

“Kur bëhet fjalë për parandalimin e pandemive, mjetet shkencore nuk janë të mjaftueshme. Ne gjithashtu kemi nevojë për mundësi të reja, duke përfshirë një sistem global paralajmërues dhe një shërbim urgjent të sëmundjeve infektive (ose siç më pëlqen ta quaj, “brigada pandemike të zjarrit)”, shkroi Gates në statusin e Twitter mbi videon e postuar.

Detajet e këtij plani, me ndihmën e gruas së tij Melinda, Gates u botuan në gazetën e tyre vjetore. Akoma, videoja e postuar në Twitter la një përshtypje shumë më të fortë tek përdoruesit e internetit pasi në të Gates lëviz figura të njerëzve me maska në një hartë botërore si ato në një tabelë shahu.

Gates vendos figurat në një hartë të botës në mënyrë që të dallohen epidemitë e sëmundjeve në kohën e shpërthimit të tyre, kudo në botë.

Nëse një sistem i tillë alarmi global do të gjente një patogjen të ri infektiv, ekipet e “zjarrfikësve pandemikë” do të nxitonin në një vend të caktuar për të frenuar përhapjen e epidemisë. Gates i ilustroi të gjitha këto mjaft gjallërisht në një video duke përdorur aeroplanë dhe helikopterë lodër, si dhe figurina me kostume të verdha mbrojtëse. /tesheshi.com/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?