E mërkurë, 27 Maj, 2020
Tech

Satelitet zbukurojnë qiellin e Kosovës

Disa satelitë nga kompania amerikane “Space X” kanë mbuluarqiellin e Kosovës .



Kjo ngjarje ndodhi të shtunën në mbrëmje. Qytetarët kanë shprehur frigën se më qiell po vërejnë objekte të paidentifikuara, shkruan InLajmi.

E gjithë këtë dramë e sqaron Suhel Ahmeti nga Klubi i Astronomëve Amatorë të Kosovës.

Ahmeti e sqaron se përmes një postimi në Facebook vendndodhjen e satelitëve teksa ka bërë të ditur se “Starlink është një rrjetë satelitor që po ndërtohet nga ndërmarrja amerikane SpaceX për të siguruar kyçje në internet satelitor



Postimi i plotë:

Satelitet e#SpaceX–#Starlink, zbukurojnë qiellin e Kosovës.

Kam pranuar shumë mesazhe private sa i përket disa objekteve të pa identifikuara të cilat mund të shihen me sy të hapur edhe nga pozicioni Gjeografik i Kosovës.



Dua të ju njoftojë që nuk janë#UFOpor satelitë nga Kompania e shumënjohur Amerikane SpaceX.

Vendodhja e Satelitëve:
https://www.satflare.com/track.asp?q=starlink#TOP

Starlink është një rrjetë satelitor që po ndërtohet nga ndërmarrja amerikane SpaceX për të siguruar kyqje në internet satelitor. Kjo rrjetë do të përbëhet nga mijëra satelitë të vegjël. SpaceX gjithashtu planifikon të shesë disa nga satelitët për qëllime ushtarake, shkencore ose eksploruese.

Deri më datën 16 Prilli 2020, SpaceX ka lëshuar 362 satelitë Starlink. Ata planifikojnë të lansojnë nga 60 satelitë me Falcon 9, çdo dy javë në vitin 2020. Në total, gati 12,000 satelitë planifikohen të vendosen në fillim, me mundësi të shtohen deri në 42,000.

12,000 satelitët fillestarë janë planifikuar të orbitojnë në tri predha orbitale…/InLajmi/