E mërkurë, 27 Maj, 2020
Tech

Pse njerëzit akuzojnë Bill Gates se shpiku koronavirusin

Në rrjetet sociale të Bill Gates vihen re pafund komente që e akuzojnë si shkaktar të pandemisë.



“Bota nuk është e jotja”, “Është e mahnitshme si ekipi yt po punon kaq fort për të fshirë komentet, por ne nuk ndalemi”, “Ti na hoqe nga puna, kështu që kemi kohë plot të komentojmë”, “Ti s’mund ta kontrollosh botën”, “Nuk e duam vaksinën tënde”, “M’u desh ta postoja për të katërtën herë sepse ma fshijnë komentin”, “Kjo luftë nuk përfundon me shpikjen e vaksinës, kjo përfundon kur ti të shkosh në burg”, “Miliona komente dhe asnjë mbulim mediatik, një tjetër arsye për të mos besuar askënd” janë disa prej komenteve që lexohen online.

Si lindi e gjitha kjo?



Në tetor, John Hopkins Center dhe Health Security në bashkëpunim me fondacionin Bill & Melinda Gates, organizuan në Nju Jork eventin e quajtur si Event 201. Në këtë event, ku mori pjesë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, u diskutua se si bota mund t’i përgjigjej një pandemie. Eventi ishte i simuluar, pra flitej për skenarë imagjinarë.

Në faqen e Event 201, shkruhet “bota ka parë një rritje të ngjarjeve epidemike, duke arritur afërsisht në 200 ngjarje në vit. Këto ngjarje janë në rritje dhe janë shkatërruese për shëndetin, ekonominë dhe shoqërinë.

Virusi i simuluar vrau 65 milionë njerëz në 18 muaj, erdhi nga derri dhe u transmetua më pas nga një njeri në tjetrin. Thuhet se Covid-19 e ka origjinën nga lakuriqët e natës, por kjo është ende e paqartë. Në Event 201, u tha se pandemia mund të kufizojë udhëtimet, të shkaktojë sëmundje të frymëmarrjes, pneumoni dhe të nxitojë ritmin për krijimin e një vaksine.



LEXO EDHE:
Edhe 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë — u testuan 220 mostra

Njerëzit mendojnë se përfaqësues të Amerikës dhe gjigantë të njohur farmaceutikë morën pjesë në simulim.

Johns Hopkins, në një deklaratë, shpjegoi se ata nuk e parashikuan pandeminë aktuale, përkundrazi patën qëllim të imagjinonin një situatë të tillë, për të mësuar më shumë dhe për të vepruar.

Pas përfundimit të eventin, organizatorët publikuan një dokument rekomandimesh ku shpjegojnë sesi duhet të bashkëpunojnë qeveritë, organizatat ndërkombëtare, bizneset në rast të emergjencave të tilla.

Fondacioni Bill & Melinda Gates ka në qendër të tij zhvillimin global dhe programet e shëndetit publik. Për shkak se bashkëpunon me shkencëtarë dhe studiues, pas pandemisë, ky fondacion nisi punën për vaksinën. CEPI, nismë e Bill Gates, është një koalicion ndërkombëtar për inovacione dhe gatishmëri epidemike, është tashm

Në një bashkëpunim ndërkombëtar për të vënë në dispozicion vaksina gjatë shpërthimeve të sëmundjeve.

Përpos eventin dhe nismës për vaksina, një tjetër arsye që i ka shtyrë njerëzit të dyshojnë te qëllimet e vërteta të takimit, duke u përqëndruar te Bill Gates, është fakti se nuk është hera e parë që njeru i dytë më i pasur në botë flet për një pandemi.

Pesë vite më parë, më 18 mars të vitit 2015, Bill Gates kishte vetëm pandeminë në qendër të diskutimeve të tij. Gates postoi në faqen e tij GatesNotes artikullin “Nuk jemi gati për epideminë e rradhës.” Publikoi një op-ed në The New York Times me titull “Si ta luftojmë epideminë e rradhës.” Publikoi një artikull në New England Journal of Medicine: “Gates B. Epidemia e rradhës – mësime nga Ebola.” Dhe shkoi në Vancouver, Kanada, për të mbajtur një TED Talk. Titulli: “Pandemia e rradhës? Nuk jemi gati.”

LEXO EDHE:
Eksperteja kineze: Nëse nuk i studiojmë viruset e reja, do të kemi një shpërthim tjetër

Brenda të njëjtës ditë, në platforma të ndryshme, Gates dha të njëjtin mesazh: Gjasat janë që do të përballemi me një epidemi virale dhe s’do të jemi të përgatitur.