Tech

Postimi enigmatik i Elon Musk: Nëse vdes në mënyrë misterioze, jam i lumtur që ju njoha

Miliarderi i njohur Elon Musk ka habitur së fundmi me një postim në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, Musk duket sikur ka paralajmëruar vdekjen e tij.

“Nëse vdes në mënyrë misterioze, jam i lumtur që ju kam njohur”, ka shkruar Musk, duke shkaktuar një tjetër bujë në rrjetet sociale.

Të gjithë u munduan që ta dëshifronin çfarë do të thotë Musk, por nuk ia arritën.

Miliarderi ka pohuar vazhdimisht në të kaluarën se është kërcënuar nga Rusia për ofrimin e shërbimeve të internetit në Ukrainë. Disa, e lidhën këtë fakt me postimin e tij.

Musk i ka ofruar qeverisë ukrainase disa nga satelitët e telekomunikacionit Space X të kompanisë së tij hapësinore. Postimi i tij u bë viral dhe ka arritur të mbledhë qindra mijë pëlqime dhe retweet.