Tech

PlayStation 5 tanimë është në dispozicion për t’u blerë, ja çmimi i tij

Amazon France ofroi përkohësisht PlayStation 5 për para-porosi. Çmimi dhe data e lëshimit janë zbuluar.

Javën e kaluar, Sony prezantoi për herë të parë detaje mbi pamjen e PlayStation 5 dhe një numër lojërash për konzolën e ardhshme.

Një pikëpyetje e madhe që mbeti e hapur ishte çmimi i saktë dhe data e lëshimit të konzolës, e cila do të vijë në dy variante.

Tani kishte informacione të reja nga kompania e porositjes me postë elektronike Amazon, transmeton Telegrafi.

PlayStation 5 në Amazon France kushton 499 euro – do të dorëzohet në 20 nëntor.

Këto të dhëna ishin në dispozicion nga dega a Amazon në Francë.

Është përfolur shumë herë për çmimet e PS5 më parë dhe ato kryesisht silleshin nga 500 dhe 550 dollarë.


SHIKO VIDEON