Tech

Peshon vetëm 32 gramë, ushtria amerikane prezanton dronin spiun

“Black Hornet”, është droni më i vogël në botë që do të përdoret nga ushtria amerikane.



Droni peshon vetëm 32 gramë, është i pajisur me kamera termike, që diktojnë nxehtësinë dhe që mund të përdoret nga ushtarët pasi të jenë futur në zona ku nuk kanë mbulim satelitor.

“Black Hornet” arrin të fluturojë për dy kilometra, me 21 kilometra në orë, duke u dhënë ushtarëve informacione të plota e në kohë reale për se sa armiq mund të ketë rrotull, brenda kësaj distance.

Droni i krijuar nga kompania “Flir” është testuar nga ushtria në vitet 2016-2017 dhe duket se ka pasur sukses, pasi Qeveria ka lidhur një kontratë të re bashkëpunimi për ta vazhduar projektin më tej.