Tech

Nje prej programerëve më të mirë të Kosovës ikën për në Gjermani

Një nga programerët më të mirë që ka Kosova, është larguar nga vendi.



Bëhet fjalë për Drin Shalën, i cili rrugën e tij të suksesit e ka vazhduar drejt Gjermanisë.

Kolegët e Drinit nga Appdec, ku punonte janë shprehur të pikëlluar me largimin e tij. Ata kanë thënë se me Drinin kishin edhe shumë plane dhe projekte të cilat u mbetën në gjysmë, shkruan Reporteri.net.

Njoftimi i plotë:

Drin N. Shala, njëri ndër programerat më të mirë në Kosovë, pas 7 viteve punë të palodhshme dhe të mrekullueshme në Appdec, po na lë për ta vazhduar rrugën e suksesit ne Gjermani.


Shume projekte interesante dhe komplekse nuk kishim pas mundësi mi zhvillu pa kontributin e Drinit me shkathtësitë e tija të jashtëzakonshme.

Kemi pas nderin dhe kënaqësinë të kemi një kolegë dhe shok si ti. Largimi i njerëzve të mirë, të aftë, punëtor dhe pozitiv që e ndryshojnë botën për të mirë si ti, është humbje e madhe si për Appdec, po ashtu edhe për Kosovën.

Te urojme shumë suksese në jetën personale dhe profesionale.

Keep up the good work and stay cool and awesome as you are!