Tech

Mbahen në çantë shpine, këta janë “dronët kamikazë” që Amerika do t’ia dhurojë Ukrainës

Administrata Biden do t’i sigurojë Ukrainës armë shtesë mbrojtëse të teknologjisë së lartë, duke përfshirë të ashtuquajturat “dronë kamikaze”.

Armët e ofruara do të jenë lehtësisht të lëvizshme dhe kërkojnë pak trajnim për t’u përdorur kundër tankeve, automjeteve të blinduara dhe avionëve rusë, raportohet të kenë thënë zyrtarë amerikanë dhe evropianë.

Presidenti Biden njoftoi të mërkurën 800 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë 800 raketa shtesë kundërajrore Stinger, 9,000 armë antitank, 100 dronë taktikë dhe një sërë armësh të vogla si mitralozë dhe granatahedhës.

Administrata Biden do të sigurojë drone Switchblade si pjesë e paketës, sipas njerëzve të informuar mbi planet, raporton NYT.

Zyrtarët ushtarakë e quajnë armën, e cila mbahet në një çantë shpine, “Dron Kamikaze”, sepse mund të fluturohet drejtpërdrejt në një tank ose një grup trupash dhe shkatërrohet kur godet objektivin dhe shpërthen.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje