Tech

Marrëveshja e Microsoft’it me TikTok? – Reagon Bill Gates

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates e ka përshkruar marrëveshjen potenciale me TikTok si “kupë me helm”.

Në një intervistë për ‘Wired’, Gates bëri të ditur se përvetësimi i pjesshëm i TikTok-ut, nga Microsoft-i, nuk do të jetë as i lehtë as i thjeshtë.

“Por po, kjo është një kupë me helm.”

Ai gjithashtu theksoi se të jesh një lojtar i madh në biznesin e mediave sociale “nuk është një lojë e thjeshtë”, dhe si Microsoft do të jenë konkurrent krejtësisht në një nivel tjetër.

I pyetur nëse Gates është i interesuar që Microsoft-i të futet në lojën e mediave sociale, ai pohoi se nëse Facebook-u ka konkurrent më shumë, atëherë kjo “ndoshta është një gjë e mirë” por që “ Trump-i të heq qafe konkurrentin e vetëm është shumë e çuditshme.”

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates

Gates duket konfuz, aq sa ne, në lidhje me atë se si do të zhvillohet marrëveshja potenciale me TikTok, veçanërisht kur presidenti Trump thotë se Thesari i ShBA-ve do të duhet të bëjë disa shkurtime në blerje.

“Unë e pranoj që parimisht ky zhvillim është krejt i çuditshëm,” tha Gates.

“Gjëja e prerë, kjo është dyfish e çuditshme. Sido që të jetë, Microsoft do të duhet të merret më të gjitha këto.”

Komentet e Gates-it vijnë vetëm disa ditë pasi Microsoft konfirmoi se po përcillte një marrëveshje për të blerë operacionet e TikTok-ut në ShBA, Australi, Kanada dhe Zelande të Re.

Raportet gjithashtu thonë se Microsoft mund të shqyrtojë blerjen e të gjitha operacioneve globale të TikTok. “Financial Times” thonë se bisedimet rreth kësaj marrëveshje janë në fazën “fillestare”.

Presidenti Trump gjithashtu pohoi javën e kaluar se ishte një ditë larg bllokimit të TikTok-ut në ShBA, para se të caktonte një tjetër afat më 15 Shtator për Microsoft-in që ta përfundojë blerjen e mundshme dhe të shmanget bllokimi i TikTok-ut.

Kjo është një marrëveshje e komplikuar që i jep Microsoftit një prani të madhe në hapësirën e rrjeteve sociale në rrezikun e të qenit pjesë e një lufte tregtare në mes ShBA-ve dhe Kinës.

Gates është shumë i kujdesshëm për blerjen, por ne jemi rreth një muaj larg nga ajo se a do të bëhet realitet./Objektiv/


SHIKO VIDEON