Tech

Kur do të përfundojë pandemia sipas Bill Gates?

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates është shprehur se pandemia e koronavirusit do të marrë fund në vitin 2022.

Në një intervistë për “La Stampa”, Gates thekson se nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga autoritetet, numri i viktimave në SHBA, do të kthehet në nivelet e mëparshme.

Gjeniu i teknologjisë dhe presidenti i Fondacionit Gates thekson se “kemi disa vaksina premtuese dhe ato mund të licensohen për përdorim”, duke shtuar më pas: Unë pres që dy ose tre të tilla do të jenë të efektshme”.

Gates deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kontradiktore në lidhje me vaksinat.

“Për sa i përket kërkimeve ata dhanë më shumë para, se sa të gjitha shtetet e tjera së bashku”, ndërsa për prodhimin e vaksinave për vendet e varfra “ata nuk lëvizën”.

“Kur të mbarojë pandemia, SHBA, duhet të realizojë një testim të plotë, për të kuptuar se si të përgatiten për pandemitë e ardhshme”, tha Gates.