Tech

Kosova rënditet e dyta në botë për çmimin më të shtrenjtë të iPhone 12 Pro Max, ja sa pritet të kushtojë!

Përderisa iPhone 12 mini dhe iPhone 12 Pro Max u lëshuan për t’u para-porositur të premten e kaluar, gjiganti teknologjik “Apple” bëri të ditur se linja e telefonëve të lëshuar gjatë vitit 2020 do të vijë në më shumë shtete më 20 nëntor 2020, përfshirë edhe Brazilin.

Meqë kjo mund të tingëlloi jo fort relevante, Brazili përsëri do ta ketë iPhone-n më të shtrenjtë në botë – por që mund të mos jetë më i shtrenjti pas pak javësh.

Para-porositë e iPhone 12 Pro Max dhe mini do të nisin më 13 nëntor 2020 në Brazil, një javë para se telefonët të dalin në shitje nga dyqanet fizike. Kompania i ka bërë publike çmimet lokale dhe nuk janë aq emocionuese ku bëhet fjalë për Brazilin.

Për më shumë faqja braziliane “Tecnoblog” ka gjetur se Brazili e ka iPhone-n më të shtrenjtë në botë, krahasuar me çmimet e produkteve të “Apple” në shtet e tjera ku tashmë telefoni është e mundur të para-porositet.

Përdoruesit të cilët duan të blejnë një iPhone 12 mini me 64GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave do të duhet të paguajnë R$6,999, që është ekuivalent me 1,270 dollarë amerikan.

Pas tyre vjen Italia në rënditje ku po të njëjtin model mund ta bleni me 839 euro. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone 12 mini ka një çmim fillestar prej 618 euro (729$) nëse e bleni atë me çmimin e plotë në treg.

Kur i krahasoni çmimet e iPhone 12 Pro Max me kapacitet prej 256GB për ruajtjen e të dhënave, dallimi bëhet edhe më i habitshëm. Brazili përsëri kryeson listën me çmimin më të lartë të iPhone çka njëherit e bënë telefonin më të shtrenjtë në botë e që kushton plot 2,535 dollarë amerikan – në Apple. E këtu në vendin e dytë kalon India, ku po i njëjti model kushton 2,159 dollarë amerikan. Në Amerikë, iPhone më i shtrenjtë është modeli iPhone 12 Pro Max e që kushton veç 1,399 dollarë amerikan.

Në Kosovë ky model i iPhone pritet të kushtojë nga 1500 euro deri në 1900 euro për modelet me hapësirë më të madhe të ruajtjes së të dhënave, shkruan gazeta Objektiv.

Këto janë çmimet sipas raportit të “Tecnoblog” për iPhone 12 mini (64GB):

• Brazil: US$1,268
• Kosovë: US$999 (850 euro)*

• Itali: US$996
• Portugali: US$984
• Mexksikë: US$967


• Francë: US$961
• Indi: US$944
• Japoni: US$795
• Hong Kong: US$774
• SHBA: US$729

Dhe për iPhone 12 Pro Max (512GB) çmimi shkon:

• Brazil: US$2,535
• Kosovë US2,236.17 (1900 euro)*

• Indi: US$2,159
• Itali: US$1,946
• Portugali: US$1,934


• Francë: US$1,911
• Gjermani: US$1,851
• Japoni: US$1,602
• Hong Kong: US$1,523
• SHBA: US$1,399

Vlen të përmendet se Brazili mund të bie nga vendi i parë në rënditje pasi shumë shpejt iPhone 12 do të dal në shitje edhe në Argjentinë, vend ky i cili zakonisht i ka çmimet më të larta në botë. Apple asnjëherë nuk ka treguar se si i vendosë çmimet, por ato ndryshojnë varësisht nga taksat dhe lëvizjet e vlerës së parasë në shtete të caktuara.

Në Brazil dhe në Indi, për shembull, qeveria vendosë taksa të larta për pajisjet të cilat nuk prodhohen brenda vendit. “Apple” i ka montuar iPhone-t e vet në këto vende në mënyrë që t’i shmanget sa më shumë taksave, por pavarësisht kësaj, nuk ka mundur t’u ikë takasave të importit të pjesëve./Objektiv/


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?