Tech

Kështu mund ta shpëtoni veturën tuaj, nëse keni vendosur karburantin e gabuar

A keni bërë gabim duke vendosur naftë në veturën tuaj me motor të benzinës ose anasjelltas! Mirëpo menjëherë pas kësaj duhet të dini se si të veproni e jo të merrni rolin e kritikuesit, shkruan Gazeta Metro.

Kjo pra ka një zgjidhje mirëpo që dallon varësisht nga lloji i motorit që keni. Mirëpo rregulli i parë është se në a snjë rast të mos e ndizni veturën posa ta kuptoni që e keni bërë një gabim trashanik!

Nëse veturën tuaj e keni mbushur me benzinë në vend të naftës, atëherë elementi tretës i benzinës ka potencialin të shkaktojë dëme serioze në pompën e mbushjes dhe në pjesë tjera të sistemit të karburantit, e më shumë mundësi do t’ju duhet një zëvendësim i plotë i pompës së karburantit, injektorëve të dizelit, filtrave, rezervës, etj.

Tjetra është se urgjentisht duhet ta largoni tërë benzinën nga vetura para se të mund ta vozisni veturën.

Në anën tjetër, hedhja e naftës në një veturë me benzinë është më pak e prirë të shkaktojë probleme në motor të veturës, sepse për shkak të se nafta është më e rëndë dhe më e lëngshme, mund të ndodhë që vetura të mos ndizet fare.

Të paktën kjo mund t’ju shërbejë si paralajmërim që të mos provoni ta ndizni veturën para se gjërat të bëhen serioze. Sidoqoftë, edhe në këtë rast do t’ju duhet ta largoni tërë naftën nga vetura para se ta mbushni me benzinë dhe ta vozisni veturën


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje