Tech

iPhone 14 pritet të lansohet më 7 shtator

Apple pritet ta publikojë modelin më të ri të iPhone-it dhe të orëve të mençura më 7 shtator, sipas një raporti të ri.

Bloomberg News ka shkruar të mërkurën se gjiganti i teknologjisë do t’i përditësojë telefonat inteligjentë në mes të një prezantimi të ngarkuar të produkteve të vjeshtës që përfshin tre modele të reja Apple Watch dhe shumë versione të reja të Mac dhe iPad deri në fund të vitit.

Tremujorin e kaluar, Apple raportoi 40.67 miliardë dollarë të ardhura nga shitjet e iPhone, nga 39.57 miliardë dollarë një vit më parë, dhe afërsisht gjysma e të ardhurave totale të kompanisë. Kjo mundi pritshmëritë e analistëve, duke sfiduar problemet globale të zinxhirit të furnizimit dhe rritjen e inflacionit.

iPhone 14 thuhet se do të ketë një kamerë më të mirë, por përmirësime mjaft të vogla teknologjike, dhe do të shtojë një version me një ekran 6.7 inç duke eliminuar versionin “mini” 5.4 inç.