Tech

Instagram vjen me një ndryshim të madh

Rrjeti social Instagram do t’i heq të gjithë filtrat që promovojnë kirurgjinë plastike për shkak të shqetësimeve se mund të dëmtojnë shëndetin mendor të njerëzve.

BBC raporton se hulumtimet kanë rekomanduar që filtrat që ndryshojnë fytyrën mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen keq në lidhje me dukjen.

Instagrami që është pjesë e rrjetit social Facebook, ka thënë se me këto ndalesa synon të promovojë mirëqenien.

“Ne i rivlerësojmë politikat tona dhe duam që filtrat tanë të jenë një përvojë pozitive për njerëzit”, tha një zëdhënës i Instagramit.

Kujtojmë se muajin e kaluar, kjo platformë ka vendosur t’i fshijë të gjitha postimet e dietave dhe kirurgjisë plastike pasi këshillimeve që pati me ekspertët e mediave sociale./Gazeta Sinjali/