Tech

Funksioni i ri i WhatsApp bën të mundur që mesazhet të fshihen vetë

WhatsApp po teston një lloj të ri mesazhi që fshihet automatikisht vetë për të ndaluar që të tjerët të shikojnë bisedat tuaja.



Fillimisht i sajuar nga Snapchat dhe më pas provuar edhe nga Instagram, mesazhet që fshihen vetë i lejojnë përdoruesit të vendosin një limit kohe se sa gjatë do të shfaqen mesazhet e tyre në biseda.

Kjo ndihmon të bisedat të jenë tërësisht private, pasi ato janë të fshehura edhe nëse dikush mëson kodin e telefonit tuaj.

WhatsApp po teston tani versionin e tij në Android, në një grup të vogël përdoruesish. Më vonë do të jetë i disponueshëm për të gjithë.


Ju do të mund të zgjidhni nëse mesazhet tuaja do të qëndrojnë në bisedë për një orë, një ditë, një javë, një muaj apo një vit.

Karakteristika e re do të funksionojë në bisedat e grupeve po ashtu edhe në bisedat mes dy personave.

Nuk kemi një datë fikse se kur do të fillojë të vihet në zbatim një karakteristikë e re, megjithatë WhatsApp mund të heqë dorë në minutën e fundit, prandaj ruajeni entuziazmin tuaj për momentin kur të shpallet diçka konkrete.