Tech

Fotot e reja tregojnë ndryshimin e madh që do të ketë iPhone 12

Fotografitë e mëposhtme tregojnë ndryshimin e madh që pritet të ketë iPhone 12.

Skajet e telefonit duket se nuk do të jenë të lakuara si paraardhësit e tyre.

Veçoritë rreth kamerave janë të ndryshme edhe te iPhone 12, sepse siç raportojnë mediat e huaja, iPhone 12 dhe iPhone 12 Max do të kenë dy kamera dhe iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max do të kenë katër kamera.

Përveç ndryshimeve që shihen këtu, iPhone 12 pritet të jenë të parët që do të përdorin rrjetin 5G.

Pritet që iPhone 12 të zbulohet në një ngjarje këtë vjeshtë. Por për shkak të pandemisë në vazhdim, është e paqartë nëse lëshimi i iPhone 12 do të vonohet paksa, apo edhe se çfarë forme mund të prezantohet ngjarja.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19