Tech

Facebook krijion shërbim të ri online ku mund të gjesh të dashur ose dashnor/e

Është zyrtare: Mark Zuckerberg ka nxjerrë në SHBA “Facebook Dating”, një shërbim online takimesh që mund të përdoret për të gjetur ‘shpirtin binjak’. Babai i rrjetit më të famshëm social insiston se të dhënat personale të cilat futen në FB thjeshtësojnë njohjen mes partnerëve të mundshëm.



Një aplikacion i tillë hyri menjëherë në bursën e Wall Street, me përqindje shumë të lartë: 7,2%.

Aksesi në shërbimin e rim und të bëhet menjëherë nga FB, por përdoruesit e përhershëm duhet të krijojnë një profil më vete për ‘dating’.

Beqarëve që shpresojnë do ju propozohen partner të ndryshëm, të zgjedhur nga një algoritëm në bazë të disa kritereve: pozicioni gjeografik, preferencat e veçanta, interest, eventet ku kanë qenë pjesmarrës dhe grupet në të cilat bëjnë pjesë.

Facebook Dating është i lidhur ndërkohë me Instagramin dhe ofron një opsion telefonate që quhet ‘Secret Crush’, i cili u lejon përdoruesve të plotësojnë një listë personash për të cilët janë të interesuar dhe krijojnë kontakt nëse kanë interes për njëri tjetrin.


Megjithatë ‘Facebook Dating’ ka pas vetes një sërë dyshimesh mbi mënyrat e përdorimit të informacioneve personale të përdoruesve nga ana e rrjetit social. Lajmërimi vjen pas skandalit që plasi në 2018-n, kur “Guardian” dhe “New York Times” nxorrën në dritë të dhënat e marra nga FB që ishin përdorur nga ana e “Cambridge Analytica”, shoqëri angleze e analizave të merkatos dhe projekteve të marketingut.

Çështja në fjalë, ende në diskutim, i kushtoi Mark Zuckerberg një gjobë prej 5 miliardë euro.

Loading...