Tech

Facebook do ndalojë “përmbajtjen politike” në platformë, Zuckerberg: Na duhen lajme të shëndetshme e pozitive

Facebook është vendosur ta bëjë më të vështirë për ‘përmbajtjen politike’ të përshkojë filtrat e saj dhe t’i bëjë grupet e lidhura me politikën më pak të dukshme – të gjitha në emër të parandalimit të diskutimeve të nxehta që mbjellin ndarjen, tha CEO-ja, Mark Zuckerberg.

Zuckerberg hyri në platformën e tij në mesjavë me një postim të gjatë prej 2,800 fjalësh që jepte një ‘përditësim të rregullave’ për rezultatet e tij tremujore dhe duke përshkruar një numër ndryshimesh të politikës në të ardhmen.

Midis tyre, tha CEO-ja, do të jetë një përpjekje për të fshehur postimet politike nga burimet e lajmeve të përdoruesve, duke vënë në dukje se faqja ka për qëllim të promovojë ndërveprime ‘të shëndetshme dhe pozitive’.

“Tani jemi duke shqyrtuar hapat që mund të ndërmarrim për të zvogëluar sasinë e përmbajtjes politike në News Feed.” – shkroi Zuckerberg, duke shtuar: “Një nga pjesët kryesore të reagimeve që po dëgjojmë nga komuniteti ynë tani është që njerëzit nuk duan politikë dhe luftime në përvojën e tyre.”

Grupet ‘civile dhe politike’ gjithashtu do të përballen me atë që do të thotë ndalime në hije – një praktikë në të cilën platformat e mediave sociale kufizojnë arritjen e përmbajtjes së caktuar, në vend që ta fshijnë atë plotësisht – tha Zuckerberg, duke vërejtur se faqe të tilla ishin hequr nga ‘rekomandimet’ e Facebook, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Kjo politikë tani do të bëhet e përhershme.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?