Tech

Bill Gates dhuron 250 milionë dollarë për vaksinën anti-COVID-19

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates

Bill Gates ka paralajmëruar për nevojë për përgatitje ndaj pandemisë që mund të zgjasë me vite, dhe ai nuk ka vendosur të rrijë duarkryq.

“Kjo do të ngulitet në kujtesën e kësaj gjenerate, shpresojmë mjaftueshëm, që të investojmë dhe të jemi të gatshëm për herën tjetër”, ka thënë Gates për ABC News.

“Mbajmë shpresën që të investojmë më shumë në këto sëmundje infektive që ende janë problem shumë i madh”.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates njoftoi se një donacion i ri prej 250 milionë dollarësh që u bë të entetn, e që e ka çuar në 1.7 miliard investimin total kundër COVID-19, për krijimin e vaksinës dhe shpërndarjes së saj.

“Po bie në vend plani që të nxirret vaksina. Andaj, është tragjedi, por ka shumë heronj rrugës e sipër që po i japin fund”, ka thënë Gates.

Gates, i cili kishte investuar në teknologjinë e vaksinave më 2015, theksoi rëndësinë e vaksinave lajmëtare (RNA / mRNA) të cilat mund t’i japin fund pandemisë dhe ndonjë pandemi tjetër që mund të vijë.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?