Tech

A e keni vërejtur ndryshimin më të fundit në instagram?

Tani rrjeti social, Instagram ka aktivizuar mundësinë që të zgjidhni se cili koment nën postimin tuaj, dëshiron të figurojë si i pari.

Risia e fundit ju lejon të vendosni tre komente që ju pëlqejnë më shumë në krye të një postimi dhe të inkurajoni në këtë mënyrë komente pozitive, shkruan The Verge, transmeton Insajderi.

Për të vendosur një koment në krye të postimit tuaj, zgjidheni atë dhe klikoni opsionin “pin your favorite comments”. Instagram zakonisht nxjerr në pah komente të rëndësishme bazuar në algoritme, por komentet “pinned” do të qëndrojnë gjithmonë në krye të një postimi, pavarësisht sa pëlqime marrin.

Duhet të keni parasysh që personi që ka bërë komentin që ju vendosni në krye, do të marrë një njoftim për veprimin tuaj.

Vitet e fundit Instagram po përpiqet të luftojë gjuhën e urrejtjes, abuzimet apo keqinformimin. Prej disa kohësh kompania përdor inteligjencën artificiale për të bllokuar automatikisht komentet fyese. Komentet “pinned” janë vetëm një hap më shumë drejt moderimit të përmbajtjes në rrjetin e fuqishëm social. /Insajderi.com


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19