Tech

A e dini përse shërben “molla e kafshuar” mrapa iPhone-it?

Një grua pretendon se ju e keni përdorur iPhone-in tuaj ‘krejt gabim’ nëse nuk keni përdorur një nga veçoritë ‘sekrete’ të tij.

Elly poston rregullisht këshilla dhe komente teknologjike në TikTok-un e saj, ku ka fituar pothuajse 840 mijë ndjekës.

Por në një video të fundit, që është shikuar 34 mijë herë, ajo tregon se ka një ‘buton sekret’ në pjesën e pasme të iPhone-it tuaj.

Edhe pse funksioni ka ekzistuar për shumë vite, shumë njerëz u tronditën kur mësuan se ekziston, transmeton Klankosova.tv

“Po, ka një buton sekret në anën e pasme të iPhone tuaj”, thotë Elly.

Për të aktivizuar përsëri funksionin, Elly thotë se duhet të shkoni te “Settings app”, më pas kliko te “Accessibility”, pasuar nga “Touch” dhe më pas lëvizni poshtë dhe klikoni në “Back Tap”.

Këtu, mund të zgjidhni nëse dëshironi të shtypni logon një ose dy herë për ta aktivizuar atë dhe cilat shkurtore dëshironi të bëjë, si hapja e disa aplikacioneve, nxjerrja e një fotografie apo ndezja e pishtarit.

Që nga postimi, videoja është pëlqyer më shumë se 1600 herë dhe ka marrë dhjetëra komente nga njerëz që donin ta provonin vetë.Më shumë nga interneti