Sporti

Zyrtare: Ndryshon formati i Ligës së Kampionëve, 36 skuadra do të marrrin pjesë në nivelin më të lartë të futbollit evropian

UEFA ka miratuar formatin e ri të Ligës së Kampionëve duke filluar nga 2024/25.

Duke pasur parasysh kalimin nga 23 në 36 skuadra, ndryshimi më i madh do të bëhet në transformimin e fazës së grupeve në një mini-ligë, ku përfshihen skuadrat pjesëmarrëse. Secili klub luan së paku tetë ndeshje, kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm (katër si vendas, katër mysafir), transmeton GazetaBlic Sport.

Do të ketë edhe disa ndryshime në formatin e fazës së kualifikimit për ndeshjet eliminuese, ndryshime këto që pritet të hyjnë në fuqi në edicionin 2024/2025.

Tetë skuadrat e para në ligë kualifikohen automatikisht për fazën nokaut, derisa skuadrat nga pozita e nëntë në 24 do të garojnë në ‘Play OFf’ me dy ndeshje, për të siguruar 1/16.

Këto ndryshime kanë ardhur në saje të kërkesave të klubeve, të cilat nuk ishin të kënaqura me formatin ekzsitues.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?