Sporti

Zyrtare: Haxhi Krasniqi rikthehet në ring, do të përballet me këtë superboksier

Shumë shpejt do t’a shohim Robin Krasniqin në ring.

Kjo pasi boksieri nga Juniku do të përballet me superboksierinStefan Haertel, përcjellë GazetaBlic.

Kështu ka mësuar faqja ‘Kampionët shqiptarë’ në rrjetin social ‘Facebook’.

Haxhi Robin Krasniqi rikthehet në ring me 17 nëntor 2018, kundërshtari i tij është Gjermani Stefan Haertel i cili ka të zhvilluara 18 duele nga të cilat 17 i ka të fituara.

Kurse për Krasniqin ky do të jetë dueli i 54 në boksin profesionist nga të cilat 48 i ka të fituara 5 humbje 0 barazime, nga 48 fitore, 17 i ka të fituara para kohe!

Dueli zhvillohet në Dessau-Germani. /GazetaBlic/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?