Sporti

Zviceranët i dalin kundër “luanit” të tyre | Granit Xhakës dëshirojnë t’ia heqin shiritin e kapitenit

Granit Xhaka është një nga futbollistët shqiptar më të mirë në historinë e Kombëtares së Zvicrës. Por, një gjë të tillë nuk po e mendojnë tifozët e ‘Helvetikëve’.

Një sondazh i publikuar nga gazeta zvicerane ‘Blick. ch tregon se një shumicë e madhe e tifozëve zvicëran nuk e duan kosovarin si kapiten të Zvicrës.

Në këtë sondazh kanë votuar më shumë se 33 mijë persona, kurse përgjigja “Jo, ai nuk është më një model” ka marrë 69 për qind të këtyre votave, gjë që është tejet shqetësuese për një lider si Xhaka.

Xhaka në ndeshjen ndaj Serbisë, bëri bujë me lojë brenda dhe jashtë fushës, madje duke edhe u përplasur me futbollistët serbë.