Op/EdSporti

Zidane i pazëvendësueshëm te Reali, arritjet e të cilit, trajnerët e tjerë veç në ëndërr munden me i pa

 

Shkruan Ylber Kelmendi

Largimi i trajnerit Zinedine Zidane nga Real Madrid është një humbje e madhe për klubin mbretëror spanjoll.

Real Madrid pothuajse çdo herë i ka pasur futbollistët më cilësorë në botë, por nuk kishte rënë në trajner të duhur që nga koha e Vicente Del Bosque, trajner i cili e fitoi dy herë Ligën e Kampionëve me Real Madrid.

Për mos gjetjen e një trajneri ideal, Real Madrid nuk kishte pasur sukses në Ligën e Kampionëve për më shumë se një dekadë, i kishte provuar  9 trajner, por finalen nuk e kishte shijuar me asnjërin nga ta.

Ishte Carlo Ancelloti ai e cili nisi suksesin duke e fituar Ligën e Kampionëve në sezonin 2013-14 me ‘Los Blancos’ titulli i 10 në histori të klubit, pastaj me largimin e Ancelotit, trajner u bë Benitez, spanjolli nuk ia kishte iden se si menaxhohen yjet e gjigantit madrilen dhe u shkarkua pas vetëm 1 viti.

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez, vendosi që postin më të rëndësishëm t’ia besonte legjendës së klubit Zinedine Zidane, francezi përveç që nuk e dëshpërojë Perezin dhe fansat e klubit, ish numri  5 i  ‘Galaktikëve’ e bëri Real Madrid-in të paarritshëm, dhe kështu Liga e Kampionëve për 3 vite dukej si një garë që ishte e caktuar për të fituar vetëm ky klub.

Zidane pasi fitoi gjithçka vendosi të largohet. Ky largim nuk i bëri mirë as klubit dhe as trajnerit.  Aq shumë u përshtatën lojtarët e Realit me francezin saqë  trajneri që e zëvendësoi më pas, e që ishte Lopetegui, dështoi t`i menaxhonte yjet e Realit.  Ai  u shkarkua pas 4 muajve punë. Të njëjtin fat e kishte edhe Solari.

Me rikthimin  e dytë të Zidane, Real Madrid-it iu rikthyen edhe titujt. Me ‘Zizou’ Reali fitoi titullin e La Ligës dhe Super Kupën e Spanjës.

Sot 13 herë kampioni i Evropës ka njoftuar edhe zyrtarisht se trajneri francez ka vendosur ta përmbyllë eksperiencën e dytë në klubin ku u bë Ikonë.

Me largimin e tij Real Madrid ka humbur shumë, sepse për t’i menaxhuar lojtarët që i ka edhe i blen kohë pas kohe Real Madrid, duhet ta ketë edhe trajnerin po të njëjtët nivel si ata.

Trajnerët aktual që janë të papunë e kanë të vështirë t’i bëjnë ballë  presionin e kampionit të tridhjetekatërfishtë të Spanjës.

Zidane ku do që shkon ai mbetet legjendë e gjallë!

 

 

 


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?